Bashkëpunim me Ramën? Monika Kryemadhi tregon planin e Lëvizjes Socialiste për Integrim

17 Mars 2021 | 22:09

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi politik me kryeministrin Edi Rama. Përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, znj. Kryemadhi u shpreh e bindur se ofertave politike te z. Rama u ka ikur koha.

“Mendoj që ofertave të Edi Ramës për qeverisje jo vetëm u ka ikur koha, por çdo ofertë e Edi Ramës do ta shikoja si një dhunim që i bëhet një të dhunuari përsëri. Shqiptarët duan që të kthehen dhe të jetojnë në Shqipëri. Mendoj se mjekët dhe shqiptarët të punojnë në shoqëri. Këtë duan shqiptarët. Shqiptarët duan punë dhe ekonomi”, tha ajo.

Teksa bëri dallimin mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, e para e LSI-së bëri këtë koment: “Ilir Meta ka dhënë dorëheqje kur është dashur, por ky Edi Rama pse nuk jep dorëheqje, shqiptarët atë asnjëherë nuk e kanë votuar”, tha ajo.

Ajo iu përgjigj kritikave të adresuara ndaj LSI-së, ku një pjesë e qytetarëve e etiketojnë atë si parti klienteliste. Kryemadhi theksoi se LSI-së i mbron njerëzit e saj dhe u jep përparësi të rinjve.

“LSI ka prishur rehatllëkun politik të strukturave të mëdha. Nuk e shikoj si të keqe klientelizim njerëzor, por LSI është fokusuar tek klientelizmin tek ecja përpara dhe punësimi i të rinjve dhe të rejave. LSI i mbron njerëzit e saj, dhe kur është puna për të dënuar një veprim të gabuar, LSI e ka ndëshkuar dhe ka marrë përgjegjësinë”, tha Kryemadhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021