Rama hap fushatën: Do ta bëjmë 50 mijë numrin e grave dhe vajzave në PS
Një ditë para hapjes së fushatës elektorale të PS, më 12 prill, kryeministri Edi Rama foli lidhur me rolin e rëndësishëm të grave dhe vajza dhe atë çfarë mund të sjellin për Shqipërinë me anë të Partisë Socialiste.
“Sot jemi mbledhur njëkohësisht në 12 qarqet e vendit, ku po zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për kuvendin e ardhshëm për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit. Shqipëria është grua, Evropa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë. Nuk ka asgjë që mua më bën më shumë krenar për PS sesa fakti që kjo forcë politike mbështetet fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë.
Mbështetjen kuptimplotë prekëse dhe inkurajuese të pjesës më të ndjeshme, më të të arsyeshme, sakrifikuese të popullit, gratë dhe vajzat nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër”, u shpreh Rama.
Më tej, ai shtoi se një nga qëllimet e PS do të jetë arritja e një numri prej 50 mijë gra dhe vajza që angazhohen ne këtë parti politike.
“Flamuri që kanë qëndisur gratë e Partisë Socialiste gjatë gjithë vitit do të mbulojë gjithë hartën elektorale të 11 majit. Mëngjesin e 12 majit, Shqipëria do të zgjohet e mbuluar me ngjyrën rozë, që është ngjyra e grave dhe vajzave, por gjithashtu edhe ngjyra e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Ajo çfarë gratë dhe vajzat mund të sjellin për Shqipërinë përmes PS-së është një vlerë e shtuar, speciale që me gjithë dëshirën e madhe, burrat nuk e krijojnë dot pa gratë dhe vajzat.
Nuk duhet të ndalemi këtu, nuk do pajtohemi me veten derisa ta bëjmë 50 mijë numrin e grave dhe vajzave në PS”, tha kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren