English

Rama hedh idenë: UT-ja dhe Mjekësia të bashkohen, do rriteshim në rankim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një takim me rektorët e universiteteve publike dhe private në vend, se Universiteti i Tiranës mund të rritej në rankim nëse bashkohej me Universitetin e Mjekësisë.

- Advertisement -

Ndërkohë, Rama shtoi se degët si Infermieri apo Juridik nuk mund të jenë në të gjitha universitetet e vendit.

“Universiteti i Tiranës mund të rritet me shpejtësi në ranikimin e vet, nëse ka brenda Mjekësinë. Këto janë dy universitete të ndara. Po prek mjekësinë, që është një nga krenaritë e sistemit tonë aktual akademik për produktin që nxjerr. Gjë që e tregon fakti se të diplomuarit tanë e gjejnë veten në sisteme të BE pa problem, duke sjellë universitet të tjera. Nuk mundet dot në një vend kaq i vogël me këto potenciale që kemi, sado të mëdha që kemi, janë potenciale të një vendi të vogël, që të kemi në gjithë territorin universitete gjeneraliste. Te fakti që bazohen, te nevoja për financim të drejtpërdrejtë, shton ujë e miell, duke shtuar mediokritetin, duke i hequr vetes mundësinë që të jenë ekselentë në një drejtim të caktuar. Ne po humbasim kohë, vite në pritje të diçkaje që s’do të ndodhë kurrë, që këtë ta bëjnë vetë universitetet. Janë të shtrënguara nga kushte të caktuara financiare që lidhen me punësimin e atij, të këtij. Siç banalizohen vizionet dhe projektet e mëdha në terrenin e një vendi të vogël. Duhet të jemi të përgatitur dhe të punojmë në një drejtim që, pa i hequr asgjë akujt, të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojmë më shumë, duke u bërë tërheqës për sistemin e brendshëm në arsimin europian. Pse ky universitet bën gjithë këto gjëra? Duke pasur një gjeografi të ngushtë, duke pasur një territor në të cilin është e qartë që mund të profilizohet në 2-3 drejtime. Pse duhet të ketë Juridik apo Infermieri në të gjithë Shqipërinë? Këtë duhet ta përballim. Kështu siç është ky sistem, nuk na çon larg. I bën më pak tërheqëse degët dhe dyer të caktuara universitetesh, të cilat detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin. Ne do të bëjmë atë që sot duket utopi, por është e realizueshme. Në të gjitha vendet e perëndimit na kanë thënë se duan të krijojnë lidhje, sepse duam që edhe studentë tanë, qofshin vendas apo të huaj të mund të vijnë edhe këtu sepse kemi nevojë për zgjerim të kapaciteteve ofertuese”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?