Naftë falas për fermerët, kryeministri Rama prezanton nismën për bujqësinë dhe ata që përfitojnë
Kryeministri Rama në një deklaratë për mediat ditën e sotme, bëri me dije se në kuadër të reformës për formalizmin e bujqësisë, do të hiqet akciza për karburantin bujqësor, taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit si dhe do të përgjysmohet çmimi i karburantit për fermerët.
“Jemi sot në kushtet kur mund të ndërhyjmë për të filluar qysh nga fillimi i vitit të ardhshëm me një regjim të ri për karburantin. Do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor akcizën, taksën e qarkullimi dhe taksën e karbonit dhe do të ulim gjysmë për gjysmë mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët.
Për çdo fermer që punon tokën llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara. Për atë sasi nafte llogaritet barra fiskale që përjashtohet. Kjo vlerë do të konvertohet në sasinë e përcaktuar të naftës që do të jepet falas. Nafta falas përmes do të përfitohet përmes një karte të veçantë për çdo fermer. Çdo fermer që punon tokën përfiton nga kjo skemë, duke u siguruar që ka NIPT e fermerit.
Sot NIPTIN e kanë mbi 47 mijë fermerë të cilët mund të bëjnë aplikim online për naftë falas”, tha kreu i qeverisë.
Teksa vlerësoi investimet e bëra nga qeveria e tij në bujqësi si të mirëmenduar, kreu i qeverisë tha se këto ndryshime, që ndoshta priteshin nga shumë njerëz më herët, nuk mund të bëheshin për një vit apo dy, por u deshën 7 vite në mënyrë që çdo hap, siç tha, të ishte i mirë kalkuluar.
“Kemi financuar pakrahasimisht me dje për ujitjen dhe kullimin.
Nuk është rastësi që shirat dje përmbytin, sot nuk përmbytin, sepse është punuar në sistemin e kullimit, është cilësia e investimeve që e bën dallimin.
Këto janë arritje u deshën 7 vjet të bëheshin. Është kollaj të thuash hiqeni akcizën, por si bëhet kjo pa cenuar dikë tjetër. Si rriten pagat pa cenuar investimet publike e të tjera detyrime të shtetit?
Si bëhet taksa zero? Kemi shkuar përtej premtime pa cenuar të tjera nevoja”, tha kreu i qeverisë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta