Rama i përgjigjet akuzave të PD nga Himara: “Regjimi” im nuk ua dha pronat Kolekajve
Kryeministri, Edi Rama, ishte këtë të premte në Himarë, ku zhvilloi një takim në mbështetje të Vangjel Tavos, kandidatit të Partisë Socialiste për zgjedhjet që mbahen të dielën në këtë bashki.
Në fjalën e tij kryeministri u ndal dhe te akuzat e PD në lidhje me përfitimin e mundshëm të një sipërfaqe tokë prej gati 22 hektarësh në fshatin Vuno si trashgimtar i fisit Koleka.
Rama tha se fisi Koleka nuk ka marrë kurë ndihmë prej tij për rikthimin e pronave të trashëguara.
Shefi i qeverisë shtois se fisi I tij nga ana e nwnws nuk ka marrë certificate pronash nga qeveria e tij.
“Tani ju e dini shumë mirë që pjesa e Kolekajve është nga këtu dhe kanë pasur edhe ata ato kullotat e tyre me dokumenta. Unë ua kam thënë që më përpara që unë nuk marrë pjesë në këto se nuk më interesojnë. Se unë jam i informuar që i vogël që vdekja nuk është thashethem. Pastaj me kalimin e kohës mësova që kur shkon andej në botën tjetër, hipoteka, paratë dhe kartat e kreditit nuk funksionojnë. Puna është çfarë lë mbrapa dhe mbrapa lë emrin. Të gjithë këta trashëgimtarët e vetë, se janë shumë, kanë bërë përpjekjet e tyre për të marrë pronat dhe diku nga vitet 2000 kanë marrë ato AMTP-të, siç i kanë marrë dhe të tjerët. E pastaj kanë filluar gjyqe e historira dhe kur kam ardhur unë në qeveri kanë pasur refuzime të vazhdueshme nga Agjencia e Regjistrimit të Pronave. Sot që flasim nuk kanë akoma një copë certifikate nga Kadastra. Pra “regjimi” im nuk ua ka dhënë pronat. Kjo është një histori himariotësh si për ata si për të tjerët dhe unë asnjëherë nuk kam ndërhyrë pasi nuk është e drejtë, si gjithë të tjerët dhe ata”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane