Rama i përgjigjet me sfidë ftesës së Metës për debat

9 Tetor 2020 | 15:45

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka kthyer përgjigje Presidentit, Ilir Meta për letrën dërguar Asamblesë Kombëtare të PS-së por edhe për ftesën për debat publik. Rama tha se, kreu i shteti me cilësimin se PS e mori refugjat dhe e bëri ministër është shprehje e qartë se sa shumë i do Meta emigrantët.

“Ilir Meta u ka shkruar një letër. Ajo që më ka bërë përshtypje është se më thonë se ju më keni marrë refugjat dhe më keni bërë ministër. Kjo në thelb është një shprehje se sa shumë Meta i do emigrantët. Ilir Meta, Monika, Saliu edhe Luli, për këtë të fundit mi merrni me rezervë se është aty në një situatë që… Nuk duan t’ia dinë fare jo për emigrantët por për askënd tjetër që nuk hyn në rrethin e interesi të tyre. Që unë kam qenë emigrant ky është fakt. Që unë dua të kemi prap emigrantë në listën e PS besoj se kjo është krejt e natyrshme. Kjo kënge që refugjati erdhi u bë ministër është në thelb kënga e një njeriu që e do Shqipërinë vetëm për vetë dhe po të kishte në dorë do ta kishte zbrazur Shqipërinë”, deklaroi Rama.

Kreu i mazhorancës ka prekur sërish akuzën drejtuar Presidentit se ka takuar persona që janë subjekt i ligjit të OFL-së por që nuk merret me video për t’ia faktuar këtë gjë.

Tani Ilir do video. Unë me video nuk merrem nuk më intereson fare videot dhe llafet dhe videon. Se kërkon video për skutat ku ai futet., por është e sigurt se president në botë dhe në Shqipëri, as Saliu që ishe president partiak, as ka pasur dhe as ka për të pasur më që shkonte skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë. Kjo është e sigurt. Kë takon ai skutave, i di vetë”, tha Rama.

Lidhur me ftesën për debat, që Meta i ka drejtuar, kreu i PS-së iu përgjigj me ironi duke thënë se së pari duhet të bëjë debat me Monika Kryemadhin se kush kryetar i LSI më pas me Bashën se kush është kryetar i PD.

Meta tani thotë hajde në debat, Luli thotë debat, Monika do debat, vetëm Sali nuk do debat. Ilir njëherë të bëjë debat me Monikën kush është kryetari i LSI. Se që Iliri punon për LSI fshehurazi ky është fakt nuk është opinion. Që të dy janë aksionerë në atë ndërmarrje edhe kjo dihet. Që është turp i madh që njëri ikën president dhe lë tjetrën kryetare të ndërmarrjes kjo është konflikt interesi.

Pasi të mundë Monikën, pasi e mund se ka votat se ju e dini që Peco, Monikën e do shumë por për Ilirin e voton kundër. Pastaj të bëjë debat me Lulin kush është kryetar  i opozitë pastaj shpallet kryetar i opozitës le të rrijë president nuk ka problem dhe pastaj shohim’, përfundoi Rama.

 

Lexoni gjithashtu: 

Asambleja e PS, Rama: Na duhet mandati i tretë jo për vete, por për Shqipërinë

Me cilën parti do bëjë aleancë? Rama tregon vendimin e Partisë Socialiste

Rama: Luli çun i mirë, por se merr kush në telefon natën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026