Kryeministri, Edi Rama deklaroi se Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka gjobitur me 1.3 milion dollarë në fillim të muajit qershor, kompaninë ndërtuese të “Eyes of Tirana”, e cila kishte disa kate pa leje.
Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama u shpreh se gjobën e vendosur nga IMT, e rrëzoi gjykatësi.
“Tani po ju jap një dokument tjetër që është dënimi me gjobë sipas ligjit, i kësaj kompanie për ato 4,646 metra katrorë të ndërtuara për qëllim fitimi jashtë lejes së ndërtimit. Është një dënim me gjobë dhe gjoba është sipas ligjit për metër katrorë, e kemi përcaktuar vetë në ndërhyrjen e fundit ligjore që kemi bërë, shumë 160 e kusur milionë të reja, që i bie, 1.3 milion dollarë.
Kjo gjobë është vendosur në fillim të muajit qershor. E çojmë në gjykatë gjobën dhe gjykatësi rrëzon shtetin. Një gjykatës i verbuar, unë besoj i verbuar nga paraja, por nuk jam nga ata që ngre akuza pa prova, por i verbuar totalisht dhe i padenjë fare, fare, fare i thotë shtetit jo, ndërkohë që gjobën e ka ligji, nuk e ka inspektoriati”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU