Rama inspekton ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Dajt: 359 kantiere të hapura në Tiranë
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ishte sot në zonën e Dajtit për të parë nga afër kantieret ku po ndërtohen banesat e reja për familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryebashkiaku Veliaj tha se në Tiranë janë aktualisht 359 kantiere të hapura ose shumë afër fundit nga 850 shtëpi individuale do të ndërtohen nga e para.
“Kemi ruajtur faturat e të gjithë akt-konstatimet e të gjithëve, edhe kur dikush shpif për 2 minuta e verifikojmë, por 99 për qind e njerëzve janë super të ndershëm dhe korrektë”, tha kryebashkiaku Veliaj në përgjigje të atyre që i cilësoi spekulantë.
Kryeministri kërkoi informacion sa i përket ndërtimi të pallateve të reja dhe shembjes së ndërtesave të dëmtuara, teksa mori nga kryebashkiaku përgjigjen se ky proces do të nisë fillimisht me shkollat e më tej me pallatet.
“Kur do fillojmë me prishjen e pallateve se nuk beson njëri që do bëhen pallate të reja”, tha kryeministri.
Prej disa kohësh tashmë Partia Demokratike denoncon rastet e personave të ndryshëm të cilët nuk kanë gjetur zgjidhje për strehimin e tyre rreth një vit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta