Rama: Integrimi i Ballkanit, nevojë strategjike edhe për vetë Europën
Kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Tokio foli edhe lidhur me reformën në drejtësi si një nga reformat më të thella dhe të rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Rama theksoi se integrimi i Ballkanit është nevojë strategjike edhe për vetë Europën.
Sipas tij, Shqipëria ka dëshmuar që është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme. Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria e do BE-në dhe këmbëngulë të “martohemi” me të.
“Reforma në drejtësi një prej reformave më të thella që ka bërë ndonjëherë Shqipëria. Të ndryshosh zakonet, dhe sisteme të ngërthyera është e vështirë por reformat me peshë kurrë nuk janë të lehta. Gjithmonë përsëris se ajo çfarë e bën Shqipërinë të ketë një shans shumë real, është pikërisht ndryshimi mes të pasurit ose jo të BE si destinacion dhe si një bashkëudhëtar në këtë rrugëtim.
BE është burimi i dijes për shtetndërtimin që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi. Agresioni rus kundër Ukrainës i kujtoi Europës dicka që për fat të keq shumë kishin nisur ta merrnin të mirëqenë. Për herë të parë në historinë e vet, Europa pati një brez që nuk pati asnjë luftë, paqja merrej si e mirëqene, ku demokracia shihej si e pakthyeshme.
Në këtë kuadër integrimi i Ballkanit nuk është një kërkesë e jona, por nevojë strategjike edhe për vetë Europën. Shqipëria ka dëshmuar që jo vetëm është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme por edhe do shumë BE, këmbëngulim ne do të martohemi”, tha ai ndër të tjera.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë