Rama: Janë marrë masa për çdo përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë

16 Shkurt 2022 | 11:27

Kryeministri Rama deklaroi se ministria e Jashtme është e përgatitur për çdo përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë në Uashington, Rama tha se janë disa qytetarë shqiptarë që kontribuojnë në monitorimin e OSBE-së.

“Jemi shumë të vetëdijshem për përgjegjësinë e pozicionit të ri që kemi marrë në arenën ndërkombëtare falë pozicionit tonë në Këshillin e Sigurimit,” – u shpreh kryeministri.

Sipas tij pozicioni në Këshillin e Sigurimit është i rëndësishëm dhe vlera e tij duket që nga rritja e ndjeshme e kontakteve.

Rama përsëriti se janë palë me SHBA-në dhe partnerët e Evropës Perëndimore në çdo hap që do ndërmerret për çështjen Rusi-Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026