‘Rama ka kapur çdo pushtet’, Andi Bushati: Kontrollon SPAK dhe Autoritetin e Dosjeve

1 Shtator 2022 | 21:30

Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri Edi Rama i ka kapur të gjitha pushtetet në vend.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se Rama kontrollon Strukturën e Posaçme (SPAK) dhe Autoritetin e Dosjeve.

“E rëndësishme është që ne po eskalojmë ditë pas dite drejt një shteti diktatorial. Një shteti diktatorial, që SPAK-un e ka bërë si linesin e vetë, që Autoritetin e Dosjeve e ka bërë si pampersin e vetë. Jep fishkëllimën Edi Rama dhe këti vihet i gjithë shteti në veprim. Vihet shteti në veprim për të ndaluar ata maskarenj që po luftojnë Edi Ramën.

Historia e dosjes së Ilir Metës, pavarësisht nëse ai ka qenë spiun ose jo, është dëshmia e qertë që Edi Rama ka kapur shtetin. Ai i thotë SPAK-ut, e gjithë Shqipëria pret të hetojmë Ilir Metën, SPAK-u fillon hetimet. Ne e dimë që s’ka njerëz të ndershëm në arenën tonë politike, por këtu po del një maskara mbi maskarenjtë, që po zhduk edhe maskarenjtë e tjerë”, theksoi analisti.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve, ashtu siç e kishte paralajmëruar pak javë më parë.

Meta sqaron se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i ka bërë ky institucion, ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai hedh edhe akuza ndaj Ramës, ku shprehet se kemi të bëjmë me një shantazh politik.

Ndërsa, Autoriteti i Dosjeve thotë se akuzat e Metës janë të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026

“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës

Avokati dhe analisti, Rezart Kthupi i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjen e Kryesisë...
21:41 | 01/07/2026