“Rama ka mbrojtur Serbinë”, Bytyçi: Pse s’ka folur kurrë që Kosova të futet në NATO
Pedagogu Enver Bytyçi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se mbledhja e dy parlamenteve tregoi se ka diferenca të mëdha mes politikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Sipas tij, thelbi i konfliktit mes politikës së dy shteteve nuk lidhet me karakterin e kundërt të dy liderëve kryesorë, por me faktin se Rama ka mbajtur hapur anën e Serbisë në shumë raste.
“Ajo që më bën përshtypjes është që edhe para kësaj qeveri Prishtina zyrtare nuk ka qenë gjithmonë dakord me qëndrimet e Tiranës zyrtare, ka pasur edhe më herët rezerva, ka pasur qëndrime nga Rugova dhe të tjetër, por një hendek kaq i madh mes politikës shqiptare në Tiranë dhe asaj në Kosovë nuk ka ekzistuar si këto 10 vjet. Kjo nuk lidhet me karakterin e dy liderëve kryesorë të dy vendeve. Thelbi i konfliktit qëndron se Rama prej 10 vjetësh ka mbajtur në shumicën e rasteve anën e Serbisë dhe jo të Kosovës. Në një samit të NATO pasi ndodhi agresioni rus kundër Ukrainës Rama u deklaroi udhëheqësve të samitit të NATO që të mos sulmoni dhe mos dëmtonin pozicionin e Serbisë dhe Vuçiç por ndërkohë nuk kam dëgjuar kurrë nga Rama që të flasë që Kosova të bëhet anëtare e NATO”, tha ai.
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre