Rama korruptoi FBI-në? Gjiknuri: Film “thriller”, me qëllim të sfumohet 21 janari
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, komentoi këtë të mërkurë akuzat e bëra nga opozita se kryeministri Edi Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për ta nxitur të hetojë lobistin e një partia kundërshtare.
Gjatë një deklarate për shtyp, Gjiknuri zgjodhi t’i quante akuzat si qesharake dhe të sajuara nga Sali Berisha, pasi nuk mundet që ky komplot botëror të jetë orkestruar nga zyra e kryeministrit Rama.
“Historia kthehet në qesharake dhe është bërë me qëllim që të sfumohet historia që ka të bëjë me 21 janarin dhe faktet e reja. Se dëgjojmë tani në media, këto janë nga ato filmat thriller që vetëm në mendjen e Sali Berishës apo të tjerëve që i amplifikojnë mund të quhen të veërteta.
Që një shqiptar lëviz interesat e të gjithë botës, apo kryeministri shqiptar na qenka korruptuesi më i madh i gjithë botës. Deri dje thoshin na ishte George Soros, tani na doli dhe një shqiptaro-amerikan kushëriri i Besnik Mustafaj. Na dilka që i gjithë ky komplot na bëhet nga zyra e Edi Ramës deri në këto nivele të SHBA-ve. Këto janë histori qesharak”, tha Gjiknuri.
LEXO GJITHASHTU:
- “Paratë i mori jashtë një restoranti”- Zbardhet dosja e McGonigal, takimet me Ramën
- Skandali në SHBA/ Berisha: Gjykata amerikane urdhëroi hetimin e Ramës
- Mori 225 mijë $ nga punonjësi i SHISH, zbardhen akuzat për zyrtarin e lartë të FBI
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë