Rama krah Blinken: Shqiptarët të mos harrojnë, pa SHBA s’do kishte Kosovë të pavarur

15 Shkurt 2024 | 17:53

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se SHBA-të nxisin procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, Rama tha se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës dhe i bëri thirrje autoriteteve atje që për çdo veprim të tyre, të konsultohen me partnerët ndërkombëtarë.

“Sekretari në takimet e rëndësishme me aleatët europianë, nuk e lë pa nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tutje procesin e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi investuar me vendosmëri që rajoni të shkojë përpara, sepse në radhë të parë është në interesin tonë strategjik, në interesin e popullit tonë që ta shohë bashkimin me Europën si një bashkim rreth vlerave dhe parimeve. E kemi nxitur dialogun Kosovë-Serbi.

SHBA-të kanë qenë janë dhe do mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjeve të Kosovës. Është mirë që shqiptarët kudo ku janë, duke filluar nga ata në Kosovë, të mos harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Interesi i SHBA për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë nuk është interes i dorës së dytë dhe nuk është interes i ndarë.

Padiskutim që ne jemi të keqardhur sa herë që shohim hapa pas dhe padiskutim që jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët të atyre që jetojnë në Kosovë dhe jemi të vetëdijshëm se në rastet si ai i sulmit në Banjskë, Serbia nuk e ndihmon siç duhet procesin.

Por jemi të vetëdijshëm po ashtu se Kosova duhet të përparojë edhe unilateralisht nëse është nevoja, në plotësimin e kërkesave të dialogut, të cilat bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre lart Republikën e Kosovës si një republikë që meriton gjithë mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, pa të cilët, e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja e ndërlikuar. Përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar me aleatët tanë strategjikë, sepse është në interesin e tyre dhe të aleancës”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026