Rama lajmëron nga Vlora hapjen e ambienteve të brendshme të lokaleve
Kryeministri Edi Rama, nga Vlora lajmëroi se ditën e sotme do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e ambienteve të brendshme të lokaleve, të cilat e kanë të ndaluar shërbimin në ambiente të mbyllura prej më shumë se 6 muajsh.
Menaxherët dhe pronarët e bizneseve që u vizituan nga kryeministri vlerësuan ndihmesën e qeverisë me pagat e luftës gjatë periudhës së pandemisë dhe uljen e tatim fitimit në zero apo uljen e TVSH-së.
Nga ana e tij, kryeministri sqaroi se qëllimi i tyre është t’i çlirojnë bizneset nga çdo kontroll apo presion inspektorësh duke pasur në qendër të vëmendjes vetëm mbikëqyrjen kundër punës në të zezë.
Ai përmendi tre aspekte kryesore sa i përket monitorimit të respektimit të punonjësve, ndër to pagesa e rregullt, punonjësit e regjistruar dhe sigurimet shoqërore-shëndetësore.
Pronari i një biznesi suveniresh në qytetin bregdetar u shpreh pozitiv sa i takon përmirësimit të situatës ekonomike duke shpresuar se më e keqja kaloi.
Në Vlorë janë konkretisht 5800 biznese që do të përfitojnë nga heqja e tatim fitimit dhe TVSH-ja.
Lexoni gjithashtu :
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta