Kryeministri Rama zyrtarizon rritjen e pagave për mjekët dhe mësuesit nga 1 janari

6 Tetor 2020 | 11:22

Kryeministri Edi Rama lajmëroi gjatë një konference për shtyp ditën e sotme se pagat për mjekët do të rriten me 40 për qind dhe ato të arsimtarëve me 15 për qind.

“Nuk dua të zgjatem shumë me shifra sepse detajet do t’ua japin ministrat, por do të them pagat për bluzat e bardha do të rriten me 40 për qind, rritja më e madhe historike për bluzat e bardha dhe pagat për arsimtarët do të rriten me 15 për qind”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri tha se rritja e pagave për bluzat e bardha dhe arsimtarët nis nga 1 janari 2021.

Teksa e cilësoi këtë rritjen më të madhe të pagave në histori, kryeministri tha se fondi i pagave në dy mandatet e tij qeverisëse është dyfishuar në raport me pararendësit.

“Fondi i pagave është rritur ngas 450 mln dollarë në 2013 në 710 mln dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme, që do të thotë 2 mandate qeverisëse të atyre që nuk e di ku e gjejnë kurajën të kërkojnë të rikthehen, dhe 2 tonat është dyfishuar fondi i pagave në sektorin publik në raport me të njëjtin numër punonjësish, edhe se sot numri është më i vogël”, tha kryeministri.

Rama sulmoi opozitës edhe për taksën e sheshtë të cilën siç tha qeveria e tij e zëvendësoi me taksën e ndershme (taksa progresive), ndërsa PD kërkon ta rikthejë sërish.

“Shifra e tretë që duhet është për ata që ngatërrojnë pagesat me taksat, kursimi nga taksimi i ndershëm në Shqipëri është 221 mln dollarë në vit.

166 mln dollarë që ata ua merrnin njerëzve ne ua kemi lënë në arkën e familjeve të tyre vetëm nga kursimi i taksës së sheshtë që ne e kthyem në taksë të ndershme kush fiton më pak paguan më pak e dhe që ata dua ta rikthejnë për bërë përsëri që infermierët arsimtarët, punonjësit e shtetit me një pagë mesatare të paguajnë më shumë se të pasurit e këtij vendi.

Dhe e fundit nga ana ime është që javën e ardhme do të komunikojmë edhe ndryshimet e tjera që lidhen me taksimin e ndershëm të asaj pjese të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit dhe për pagën minimale që do të hyjë në fuqi më 1 janar”, tha kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026