Rama mbërrin në Strasburg, do t’i drejtohet KiE-së për raportin e Dick Marty
Kryeminitri Edi Rama ka mbërritur mesditën e së mërkurës në Strasburg. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar pamje në rrjetet sociale, teksa zbret në aeroportin e Strasburgut.
Pjesë e delegacionit shqiptar janë Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Jorida Tabaku, Elisa Spiropali dhe Taulant Balla.
Rreth orës 15:30, Rama do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ku do të kërkojë rishikimin e rezolutës 1782 të vitit 2011 ose atë që njihet ndryshe si Raporti Dick Marty.
Ai do të ketë 60 minuta në dispozicion për të mbajtur fjalën e tij përpara anëtarëve të këshillit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve.
Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës, të cilat janë në raportin e senatorit zviceran.
Para mbërritjes në Strasburg, Rama ndodhej në Ankara, ku zhvilloi një vizitë zyrtare dhe u takua me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta