Rama mbledh Kryesinë e PS, çfarë do diskutohet

11 Mars 2026 | 09:12

Kryeministri Edi Rama mbledh të mërkurën kryesinë në selinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja pritet të nisë në orën 9:30 dhe ka në fokus organizimin e kësaj force politike për procesin zgjedhor që do të kenë strukturat e PS këtë vit.

Në muajt maj-qershor priten të zgjidhen kryetarët e degëve të PS, të organizatave socialiste, dhe më pas të ketë në nëntor kongresin zgjedhor ku do të zgjidhen edhe strukturat e tjera.

Kjo pasi të gjitha hallkat, që nga Kongresi, Asambleja dhe Kryesia e PS, është më shumë se e dy viteve më parë.

Dy ditë më parë u zhvillua mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku u bë publik qëndrimi i socialistëve kundër dhënies së rekomandimit SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026