Rama mbledh të rinjtë fitues të Startup-ve në Elbasan: Punojmë me çdo vend të botës pa lëvizur nga shtëpia  

8 Maj 2026 | 19:25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot një takim në Elbasan me të rinj fitues të programit të startup-eve për vitin 2025, si dhe aplikantë për vitin 2026.

Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin te ndikimi i teknologjisë dhe mundësitë që ajo u ofron të rinjve shqiptarë për të punuar globalisht pa u larguar nga vendi.

“Ne, sot mund ta themi lirisht atë që deri pak kohë më parë ishte për të qeshur, që cilido ndër më të rinjtë në Shqipëri, mund të punojë në çdo vend të botës pa lëvizur nga shtëpia”, u shpreh ai.

Sipas Kryeministrit, mjafton një kompjuter dhe lidhje interneti për të hyrë në tregun global të punës, duke theksuar se kjo mundësi po bëhet gjithnjë e më e zakonshme.

“Mjafton që të kenë një kompjuter dhe të jenë të lidhur me internetin. Mund të punojnë pa lëvizur nga shtëpia dhe të paguhen shumë herë më mirë”, tha Rama, duke shtuar se teknologjia sot po e bën të mundur atë që deri dje dukej e pamundur.

Ai foli edhe për rritjen e interesit në programin Startup Albania, duke përmendur një numër rekord aplikimesh dhe mbështetjen financiare për idetë e reja.

“Trefishimi i numrit të aplikantëve për programin Startup Albania… ka tërhequr një interesim të madh dhe një numër rekord aplikimesh prej 1219 aplikimesh”, u shpreh Kryeministri, duke sqaruar se grantet variojnë nga 15 mijë deri në 90 mijë euro për projekte inovative.

Sipas tij, këto fonde nuk janë kredi, por mbështetje direkte për të rinjtë që duan të krijojnë biznese dhe zgjidhje të reja në treg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026