Rama: Më 6 dhjetor në Tiranë mbahet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor

27 Tetor 2022 | 16:52

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në Tiranë, ka informuar se më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i Bashkimit Europina me Ballkanin Perëndimor.

Kreu i qeverisë bëri me dije se ka informuar presidenten për vendosmërinë për mbështetjen e biznesit të vogël për të  mos rritur çmimin e energjisë elektrike.

“E informova presidenten për qasjen tonë, vendosmërinë tonë që të mbështesim më të gjitha mënyrat familjet dhe biznesin e vogël për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike.

Kemi folur pak, do takohemi përsëri më vonë dhe për një ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, e para në histori, në 6 dhjetor ku në Tiranë do të kemi samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Tirana u bë skena e një finale europiane në futboll në  fund të gjysmës së parë të vitit dhe tani bëhet skena e një ngjarje politike europiane të dorës së parë në fund të këtij viti.

Në këtë aspekt janë dy ngjarje që më parë askush nuk mund ti imagjinonte. E falënderova presidenten edhe për këtë”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026