Spahiu flet për dosje të Ramës në SHBA: E turpshme për një kryeministër shqiptar

24 Janar 2023 | 22:33

Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi implikimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në aktakuzën e ish-zyrtarit të lartë të FBI të arrestuar në SHBA, si momentin më të turpshëm të politikës shqiptare.

Sipas Spahiut, ndodh për herë të parë në histori që një kryeministër shqiptar bëhet subjekt i hetimit të Departamentit të Drejtësisë dhe i dyshuar i madh për një aferë korruptive.

“Për herë të parë jo vetëm është subjekt i hetimi, por kemi edhe një juri amerikane që e bën kryeministrin shqiptar pjesë të një afere të madhe korruptive. Nga ana tjetër do të doja që ky vendim të lexohej në mënyrën e duhur. Nëse e hiperbolizojmë do kemi efektin e kundërt duke i dhënë mundësi Ramës të shfajësohet. Vendimi i gjykatës tregon se ish-agjenti është takuar me Ramën me kërkesën e Nezës dhe në bashkëpunim me ish-zyrtarin Duçka me Ramën për t’i kërkuar një favor që të përjashtojë nga tenderi një korporatë ruse në kërkim të naftës, madje në fund të takimit për ta joshur i ka dhënë disa suvenire të FBI. Është një ndikim për favorizuar kundër rusëve, përjashtim të rusëve që të fitonte një biznes tjetër, ku Neza dhe ish-agjenti fitonin miliona”, shpjegoi Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026