Rama me të rinjtë në Burrel: Shqipëria nuk ka pse të mos bëhet kampione e Ballkanit në turizëm

14 Prill 2021 | 13:05

Në një takim elektoral me të rinjtë në Burrel, kryeministri i vendit Rama premtoi se Shqipëria nuk ka asnjë arsye pse të mos kthehet në “kampione të Ballkanit në turizëm dhe agroturizëm”.

Sipas tij Kroacia, që është vendi i shtatë në botë sa i takon turizmit, dhe ka nëntë aeroporte nuk ka asgjë më shumë se Shqipëria.

“Nga ana tjetër nuk është vetëm turizmi dhe agroturizmi, por edhe mundësia që ne të investojmë, shumë më tepër tanimë, te të rinjtë për t’i bërë ata gati për të hyrë në një treg që është shumë më i madh se vetë Shqipëria,” – u shpreh Rama.

Kryeministri tha në fjalimin e tij elektoral që brenda katër muajsh një djalë ose vajzë i/e talentuar do të mund të trajnohet për t’u aftësuar në botën digjitale dhe krijimin e një pune për vete me paga shumë më të kënaqshme se puna në shtet apo privat.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026