Rama mohon humbjet në Arbitrazh, reagon PD: Miliona euro shpërdorim për inate personale

2 Tetor 2020 | 20:12

Pas deklaratës se Presidentit Ilir Meta ku pohoi se Shqipëria ka humbur shumë çështje në arbitrazh dhe së fundmi ka nisur një proces tjetër. Kryeministri Rama deklaroi se shteti shqiptar nuk ka humbur asnjë çështje në arbitrazh dhe nuk ka asnjë proces të nisur.

Në një komunikim me gazetarët pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, Rama i kërkoi mediave te verifikonin pretendimet e Presidentit Meta mbi çështjet e përfolura ne arbitrazh:

“Po ju gazetarët çfarë bëni, pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo? Deri më sot që flasim, deri përpara kësaj mbledhjeje të paktë, nuk kemi ne asnjë proces në Arbitrazh të përfunduar, ku ne të kemi humbur. Thjesht nuk kemi. Kemi skuadra të përbashkëta të Avokaturës së Shtetit, që punojnë për t’i zmbrapsur këto vendime, që janë të natyrës paraprake”, tha z.Rama.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe Partia Demokratike, me anë të Enkeljd Alibeajt. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, deklaroi se kryeministri Edi Rama shpërdoroi miliona euro për interesat dhe inatet personale në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Ai theksoi se kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar të keq menaxhimi i qeverisë të drejtuar nga Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026