Rama ndërkombëtarëve: Po cenoni sovranitetin e vendit

15 Korrik 2022 | 13:28

Dhoma amerikane e Tregtisë, shprehu sot “shqetësime serioze” mbi projektligjin për amnistinë fiskale, por për Ramën kjo është “mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë”.

Kryeministri akuzoi se kjo dhomë ka bërë transaksione të fshehta, për të cilat Rama pretendoi se ka fakte.

“Dua t’ju kujtoj të gjithëve dhe partnerëve ndërkombëtar. Bota është në luftë. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte. Ndryshe nga vende të tjera. Shqipëria ka marrë vendim me një kosto shumë të lartë. Nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar mund të bëhet e papërballueshme,” – u shpreh Rama i cili tha se pikërisht tani është koha e duhur për të aplikuar amnistinë fiskale.

Ndër të tjera, kreu i PS-së nënvizoi se amnistia është bërë në mënyrë të rregullt në të gjitha vendet që sot i japin mësime Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026