Rama nderon gjenerali libanez, ndihmoi në nxjerrjen e fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampet në Siri
Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë së Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim është nderuar me Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike nga kryeministri Edi Rama. Medalja është për kontributin e tij për riatdhesimin e fëmijëve dhe të grave shqiptare prej kampeve në Siri.
Në fjalën e tij me këtë rast, kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e gjeneralit libanez, i cili siç tha ka bërë gjithçka për të ndihmuar fëmijët dhe gratë shqiptare në kampet e Sirisë.
“Ka qenë pika jonë e referimit, ka qenë krahu ynë i zgjatur drejt atyre fëmijëve dhe grave, ka qenë shqiptari më i mirë që ka bërë gjithçka pa asnjë interes tjetër veç atij human për të nxjerrë nga ferri njerëz fatkeq. Kemi nxjerrë prej andej më shumë se sa gjysmën, vazhdon përpjekja, siç janë rritur edhe vështirësitë”, tha Rama.
Nga ana e tij Gjeneral Major Abbas Ibrahim u shpreh se ai dhe stafi i tij do të vijojnë të bëjnë gjithçka për lirimin e çdo njeriu të mbajtur peng, pavarësisht rrezikut me të cilin përballen.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta