Rama: Ndihem keq për opozitën, si është katandisur
“Ndihem keq për opozitën kur e shoh”, tha kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Now” me gazetaren Erla Mëhilli.
“Nuk ndihem keq për opozitën më vete, por ndihem keq për vendin tonë që ka një opozitë të katandisur në atë farë derexheje. është një shfaqje përtej çdo lloj imagjinate të guximshme se deri ku mund të katandisej Partia Demokratike”, tha Rama.
I pyetur se a ndihet se ka liri apo hapësirë nga kjo opozitë për të “qeverisur në mënyrë të papërgjegjshme”, Rama tha se nuk po kërkon “një liri për të qenë i papërgjegjshëm”.
Ai thotë se përkundrazi këtë e sheh si një ngushtim, pasi nuk ka përballë një opozitë që e sfidon.
Kryeministri shtoi se ai nuk mund t’i zgjidhë problemet që i ka opozita, dhe se e sheh atë në vorbull.
“Nëse do zgjidhnim opozitën dhe liderët e opozitës, unë nuk do zgjidhja asnjërin nga ata sepse kaq respekt për Partinë Demokratike e ruaj sidoqoftë, sepse kam qenë në gjithë atë vorbullën që pastaj në një mënyrë ose në tjetrën, u bë si u bë – na e dha atë parti”, tha Rama duke shtuar se duhet të respektojë atë që zgjedhësit e kanë zgjedhur.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit