Rama në Abu Dabi, 2000 apartamente në Durrës me donacionet e Emirateve Arabe

26 Nëntor 2020 | 15:58

70 milionë eurot e premtuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të shkojnë për ndërtimin e 2000 apartamenteve të reja në Durrës. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili do të takohet me princin e kurorës për të firmosur edhe projektin për transformimin e portit të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vizita e Ramës në Abu Dabi përkon me 1-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, ndërkohë që vetë kryeministri ka lënë më herët  një mesazh të regjistruar në profilet e tij në rrjetet sociale, ku ka dëshmuar përjetimin e  tij si momentin më të vështirë të jetës.

Ndërkohë nga Abu Dabi, ai njoftoi firmosjen e marrëveshjes së dakordësuar  në konferencën e donatorëve, ku princi i kurorës, Muhamed Bin Zaed premtoi dhurimin e 70 milionw eurove për rindërtimin.

“Me Princin e Kurorës kemi dakordësuar edhe përfshirjen e Emirateve të Bashkuara në zhvillimin e Durrësit, fillimisht dhe disa zonave të tjera në vazhdim, përmes investimeve direkte në projekte të mëdha, në radhë të parë në turizëm, por jo vetëm.

Kështu, sot do të firmosim edhe marrëveshjen mes dy qeverive, e cila do t’i hapë rrugën për negociata direkte qeverisë shqiptare me sipërmarrjen emiratase për investime të drejtpërdrejta në Shqipëri, duke e nisur nga Durrësi ku parashohim një investim të parë të madh për transformimin e Portit të mallrave në Durrës, në një nga portet më të bukura turistike të Mesdheut”, tha Rama.

kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për angazhimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për një projekt madhor për transformimin e Portit të Durrësit.

“Rastësia e desh që sot në 1 vjetorin e tragjedisë së tërmetit të jem këtu në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara, për të firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës. Qeveria shqiptare do të financojë krejt infrastrukturën e lagjes së re në Spitallë, ndërsa sipërmarrësi i mirënjohur i botës arabe, Mohamed Alabbar, krijuesi i disa prej ngrehinave më mbresëlënëse, por jo vetëm, si për shembull, Burj Khalifa, godina më e lartë e Dubait, do të realizojë qoftë banesat e Spitallës dhe qoftë banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës nga goditja e 26 nëntorit të shkuar, deklaroi kryeministri.

Emiratet e Bashkuara Arabe ishin ndër vendet e para, të cilat iu bashkuan nismës për të kontribuar me mjete logjistike dhe ekipe në vendin tone, ndërkohë që donacioni me vlerë 70 milionë euro duket se është pranë finalizimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026