Rama në Estoni: Shqipëria e palëkundur në krah të NATO-s, shqiptarët “talebanë perëndimorë”
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Gjatë vizitës së tij në Estoni, kryeministri Edi Rama mori pjesë në panelin hapës të Konferencës “Lennart Meri”, një nga forumet ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se orientimi i Shqipërisë drejt NATO-s mbetet i palëkundur, ndërsa në mbështetje të kësaj bëri një batutë, duke thënë se shqiptarët janë “talebanë perëndimorë”.
“Shqiptarët janë talebanë perëndimorë. Çfarë do të thotë kjo? Ne jemi me Aleancën Transatlantike deri në fund, çfarëdo që të ndodhë”, tha Rama, duke nënvizuar qëndrimin e prerë të Shqipërisë në krah të NATO-s.
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe te situata gjeopolitike globale dhe sfidat e Bashkimit Europian, duke cituar edhe ish-kryeministrin italian Mario Draghi dhe raportet e tij mbi ekonominë europiane. Ai theksoi nevojën për më shumë vendimmarrje dhe veprim konkret nga BE-ja, duke paralajmëruar për rrezikun e fragmentarizimit të politikave të sigurisë dhe ekonomisë.
Sipas Ramës, Europa duhet të forcojë koordinimin e brendshëm dhe të përshtatet me realitetin e ri global, duke shmangur “mbireagimet” dhe duke ndërtuar një strategji më të unifikuar për mbrojtjen dhe sigurinë e saj.
“Po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë përparësitë ekonomike dhe që fragmentarizimi të dobësojë reagimin. Europa duhet të trajtojë problemet e saj strukturore dhe të kuptojë se konteksti ka ndryshuar”, u shpreh Rama.
Kryeministri bëri edhe disa batuta ndërsa u shpreh se kishte “sjellë pak diell” me vete në Estoni dhe se ushqimi në vend e kishte surprizuar pozitivisht. “Zbulova që ushqimi këtu është i shkëlqyer dhe u sigurova të sjell pak diell. Shoh që tani kur do të largohem është sërish errësirë”, u shpreh ai duke buzëqeshur.
Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)