Rama nga Fieri: Në mandatin e tretë do të sjellim universitete të huaja në Shqipëri

4 Prill 2021 | 15:01

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte në Fier për të zhvilluar takime elektorale në këtë qytet. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë, ai u tha se në mandatin e tretë do të punojë për të sjellë në Shqipëri universitete të huaja.

“Fëmijët tanë sot nuk janë të detyruar të marrim nga lloj-lloj librash apo sot fëmijët kur shkojnë në maturë e kanë të qartë se në universitet do të hyjnë aty ku e meritojnë, por ka end ponë që sistemi ynë arsimor të jetë në të gjithë pjesët e veta  të jetë i njëjtë e atë të vendeve evropiane.

Ne mbyllëm universitete fantazmë që prodhonin diploma false, por ende universiteti ynë nuk është në nivel që të mbajë këtu më të mirët dhe kjo është arsyeja pse duam mandatin e tretë, që të sjellim këtu universitete të huaja, të nxisim cilësinë duke rritur integrimin e tyre me universitete të huaja”, u shpreh kreu i qeverisë.

Vota për Partinë Demokratike sipas tij, është një votë që rikthen taksen për biznesin e vogël, që qeveria siç u shpreh ai, e ka zeruar.

Rama akuzoi sërish kryedemokratin Basha se po rrezikon jetën e qytetarëve me tubimet elektorale, dhe u shpreh se nëse opozita do të vijë në pushtet, procesi i vaksinimit do të ndalojë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026