Rama në Golem: Përpara qershorit do vaksinohen punonjësit e hoteleve

1 Prill 2021 | 19:26

Nga një takim me disa operatorë turistikë në Golem, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në qershor do ketë përfunduar vaksinimi i punonjësve të hoteleve dhe kjo sipas tij, do të ndihmojë në lehtësimin e kufizimeve të sezonit turistik.

“Me vaksinimin masiv jemi të bindur se do ta këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë. Do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar. Kemi në plan të mbështesim sapo të kryhet kjo faza e  parë e moshave më të prekshme nga armiku i padukshëm do të bëjmë vaksinimin e punonjësve në fabrika, njëkohësisht edhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve të  hoteleve sidomos aty ku ka dhe masë njerëzish”, tha Rama.

Ai tha se ky proces do të përfundojë brenda muajit qershor.

“Po bëjmë gati tabelën e numrave dhe sapo të kalojmë këtë fazë të parë nga maji besoj do jemi gati që në qershor kjo gjë të jetë kryer”, shtoi ai.

Kryeministri i vendit, pak ditë më parë deklaroi publikisht se brenda majit objektivi është që të marrin vaksinën 500 mijë qytetarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026