Rama në Kavajë: Kur kam ardhur me PS për herë të parë këtu s’na linin të hynim

12 Mars 2025 | 11:02

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të mërkurën një takim me asamblenë socialiste të Kavajës.

Rama tha se Partia Socialiste atë që dukej e pamundur në Kavajë duke e marrë bashkinë majtas dhe duke e ndryshuar Kavajën nga një xhep fals në një qytet të zhvilluar.

Ai kujtoi herën e parë kur kishte shkuar për herë të parë në Kavajë si kryetar i PS, ku si një bastion historikisht i majtë nuk i kishin lejuar as të zhvillonin takimin.

“Bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, morëm bashkinë, e ndryshuam Kavajën, ishte xhep fals që nuk kishte asgjë veç pluhurit, farave të kungullit, as ujë, as drita dhe ato dy gishtat atje te sheshi. Kur kam ardhur në Kavajë për herë të parë si kryetar i PS nuk na linin të bënim dot takimin  se na dolën atje te kinemaja dhe nuk na linin të hynim brenda dhe kur hymë në kinema kishte më shumë karrige bosh se njerëz në karrige”, kujtoi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026