Rama në Këshillin e Evropës: S’ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë

12 Tetor 2022 | 16:03

Kryeministri Edi Rama kërkon në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Strasburg anulimin e raportit të Dick Marty.

Rama nënvizoi gjatë fjalës së tij se nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë.

Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë se Kosova është një republikë e pavarur.

“Nisma jonë e re Ballkani i Hapur është një përpjekje për të realizuar aspiratat dhe objektin e procesit të Berlindit, pasqyron vullnetin tonë. Për të shkuarën,  të vërtetat që zgjedhim të vëmë në dukje, si mendojmë se jemi dhe si të tjerët na perceptojnë, të gjitha këto kanë vlerë. Këtu vij tek çështja kryesore që doja të ngritja me ju sot. Arsyen përse ka rëndësi jo vetëm për ata që janë prekur drejtpërdrejtë, por për të gjithë ne. Për aftësinë e qytetarëve për të ruajtur besimin tek politika dhe tek institucionet ndërkombëtare. Ka kombe në historinë e botës që jetojnë gjatë gjithë jetës që mbrojnë lirinë e tyre, ndërkohë që janë mes dhunës. Ky është rasti i kombit të Ukrainës sot. Nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë dhe pse ka një të tillë mes Kosovës dhe Ukrainës. Kosova është emri zyrtar jo Kosovë, Republika e Kosovës, kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur”, u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026