Rama në komisionin anti-korrupsion: Do jetë i përhershëm, i vlefshëm për negociatat
Kryeministri Edi Rama mori pjesë të mërkurën në punimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, ku u diskutuan çështjet dhe sfidat e lidhura me pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama theksoi se komisioni do të jetë i përhershëm gjatë gjithë periudhës së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE . Sipas tij komisioni do të jetë një instrument kyç për avancimin e këtij procesi.
Ai e përshkroi komisionin si një “front institucionesh që përfaqësojnë tre pushtetet,” duke nënkuptuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit.
“Në momentin që komisioni do të jetë permanent në kuvend dhe pikë referimi për institucionet dhe për të treja pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky komision është instrument i pazëvendësueshëm për procesin e anëtarësimit dhe negociatave, sepse atje shkojmë si front institucionesh që përfaqesojmë 3 pushtetet”, tha Rama.
Ai shtoi se komisioni do të ketë rol të rëndësishëm në zbatimin e detyrave të shtetësisë dhe përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE për anëtarësim. Rama gjithashtu iu referua sfidave të vazhdueshme të procesit të integrimit dhe nevojës për t’i përmbushur ato me kujdes dhe përkushtim.
“Shumëkush dhe gjithmonë, sa herë që ka një iniciativë të re ngrihet dhe thotë: tani u kujtuat ju. Ne nuk jemi kujtuar tani, por jemi kujtuar që ditën e parë që kemi marrë detyrën. Në çdo hap të rrugës ka sfida të reja dhe nga ana tjetër çdo hap kërkon kohën e vet dhe forcën e vet.
Për të kuptuar mirë, për sa kohë përshtatja jonë është BE, atje volumi i punës për t’u bërë është jo vetëm shumë më i madh se sa volumi i punës që bëjmë, por është dhe i panegociueshëm. Ata thonë negociata, por në fakt nuk janë negociata, janë detyra shtëpie që duhet t’i bëjmë, sepse ne duhet të hyjmë në shtëpinë e tyre dhe jo ata që duhet të hyjnë në shtëpinë tonë. Këto janë rregullat dhe këtyre rregullave ne u nënshtrohemi”, tha Rama.
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve