Bilanci i vitit, Rama: Në sistemin e drejtësisë ka ende probleme
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës online të fundvitit me gazetarët foli për Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se në sistemin e drejtësisë ka ende probleme.
“Dua ta nis me drejtësinë, me reformën në Drejtësi, duke pasur parasysh faktin që me të drejtë qytetarët kanë një pritshmëri të lartë, prej shumë vitesh dhe pasi i kanë dhënë një mbështetje të madhe procesit të reformës në drejtësi kanë edhe një padurim të mirë-kuptueshëm. Ende sot vazhdojnë problemet në sistemin e drejtësisë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama theksoi më tej se procesi i Vettingut ka treguar se duhet të jemi optimist për të nesërmen.
Teksa u ndal në shifrat ai theksoi se janë larguar më shumë individë nga sistemi i drejtësisë, sesa janë konfirmuar në detyrë.
“Sidoqoftë nëse shohim bilancin e deritanishëm të këtij procesi mendoj që ka arsye për të qenë optimist për të nesërmen. Nëse shohim shifrat e këtij procesi atëherë me siguri, ajo që thashë konfirmohet, arsyeja për të qenë optimist për të nesërmen. Deri më sot në total janë rivlerësuar, duke kaluar në filtrin e Vettingut 322 individë, nga të cilët më shumë janë larguar nga sistemi sesi janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtpërdrejtë dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces me vetëdijen e mundësisë për të kaluar filtrin. Vetëm 118 janë konfirmuar. Kemi 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes”, tha Rama më tej.
“Fjala kyç në këtë proces është durim. Bëhet fjalë për të ndërtuar nga themelet njërin prej 3 pushteteve, pushtetin gjyqësor. Ka vijuar edhe intesivisht lufta kundër krimit të organizuar”, u shpreh ai më tej.
Lexoni gjithashtu:
Vaksina anti-COVID, Rama: Procesi i vaksinimit do të nisë në mes të janarit
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta