Rama në Open Balkan: Përtej konfliktit Kosovë-Serbi, të shohim nga e ardhmja
Në samitin e Ballkanit të Hapur, kryeministri Edi Rama i konsideroi të pa vend komentet se pushtimi rus i Ukrainës do të ndikojë në Ballkan, për shkak të faktorit serb që ka marrëdhënie më të forta diplomatike me Rusinë.
Ai tha se pavarësisht konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë, e marrëdhënies Serbi – Rusi, Ballkani duhet të “shohë përpara e jo nga e shkuara”.
“Nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për të ditur marrëdhënien që ka Rusia me Serbinë dhe se midis Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt. Ne kemi zgjedhur t’i kthejmë sytë nga e ardhmja”, tha ai.
Rama përmendi edhe përpara të pranishmëve se “shqiptarët e Shqipërisë ishin mbi 60% pro Ballkanit të Hapur nga Këshillimi Kombëtar”, sondazh ky i bërë nga vetë Qeveria.
Ai përmendi se kontratat e grurit mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk u bllokuan për shkak të marrëveshjeve të Ballkanit të Hapur, si argument që kjo nismë ka sjellë fryte.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh