Rama në Panairin e Turizmit, thumbon Bildin: Dikur bënin artikuj jo fort të këndshëm
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Panairin më të madh Ndërkombëtar të Turizmit, që po mbahet në Berlin, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për vitin 2025.
Në fjalën e tij, Rama e vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë si një e ftuar speciale në këtë panair dhe theksoi se vendi është përzgjedhur nga Karta e Turizmit e Kombeve të Bashkuara si destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në botë.
Duke cituar median prestigjioze gjermane Bild, kryeministri vuri në dukje ndryshimin e perceptimit ndaj Shqipërisë, duke kujtuar se, vetëm pak vite më parë, vendi nuk ishte në fokusin pozitiv të medias gjermane.
“Është kënaqësi e vërtetë që gjendem këtu në një aktivitet, i cili pak vite më parë do të ishte e vështirë të imagjinohej për ne. Është një kënaqësi e vërtetë t’ju sjell pak diell nga Shqipëria. Sepse të mirëpresësh këtë panair nën qiellin gri të Berlinit do të ishte një blasfemi. Është një kënaqësi e madhe të citoj këtu një prej organeve më të mëdha të shtypit në Gjermani, Bild-in, i cili jo shumë larg në të shkuarën, na rezervonte artikuj jo fort të këndshëm. Bild shkruan se Shqipëria nuk është më një destinacion i panjohur, por pritet të bëhet një cep i nxehtë për ata që duan diellin dhe plazhin. Por ka më shumë se kaq, bazuar në Kartën e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë. Po kështu, kemi dhe aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë deri tani.”
Rama u ndal edhe te turistët gjermanë që po vizitojnë Shqipërinë. Ai tha se numri i tyre ka ardhur duke u shtuar vitet e fundit, duke qenë edhe një tregues i progresit cilësor.
“Ndërkohë, ne po shohim më në fund edhe turistët gjermanë. Disa kohë më parë më thanë se dita kur turistët gjermanë do të vijnë në Shqipëri, do të jetë momenti kur progresi juaj do të jetë i pakthyeshëm. Më thanë sepse turistët gjermanë janë më kokëfortët për zgjedhjen e destinacionit, por kur vijnë, vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vërtetë e ndryshimit,” tha Rama.
Përgjatë 7 ditëve, në Panarin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin do të prezantohen në një stendë më vete dhe 8 start up-e shqiptare. Start up-et do të promovohen nën konceptin- InnovationNow, Albanian Future Now, si dëshmi e ekosistemit që është krijuar dhe po zhvillohet ndjeshëm në Shqipëri, i cili mbeshtetet e po promovohet nga qeveria, Eu4innovation dhe GIZ.
LEXONI GJIHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta