Rama në Pogradec: Këtë javë sigurojmë vaksina të tjera

5 Prill 2021 | 11:45

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Pogradeci se brenda kësaj jave pritet të vijnë të tjera doza vaksinash kundër COVID-19. Rama vijoi gjithashtu t’i konsiderojë “të papërgjegjshme” mitingjet e Partisë Demokratike në fushatë.

Nga Pogradeci, ku ishte i pranishëm me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh për Euronews Albania se me dozat e tjera që pritet të vijnë brenda kësaj jave “jepet mundësia që të vijohet me vaksinimin masiv”.

“Këtë javë vijnë sasi të tjera të konsiderueshme vaksinash, që japin mundësi të vazhdojmë të vaksinojmë masivisht. Dhe po ashtu duke garantuar që sapo vjen afati i dozës së dytë vaksinat janë në dispozicion. Besoj që po këtë javë do të kemi edhe një lajm tjetër, për një tjetër dozë të konsiderueshme vaksinash të tjera,” – bëri me dije Rama.

Gjatë prononcimit për mediat Rama komentoi dhe organizimet e opozitës në fushatë elektorale duke i konsideruar ato me qasje jo të duhur për situatën ku ndodhet vendi. Ai theksoi se kritikat e tij “nuk janë shprehje xhelozie për turma”.

“S’ka diskutim […] një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por kjo është papërgjegjshmëri në kushtet kur vërtetë vaksinimi është një armë fatale për armikun e padukshëm, por nëse nuk shoqërohet me distancimin dhe paralelisht nuk bëjmë të dyja bashkë, vështirësojmë punën tonë,” – tha Rama duke kujtuar si shembuj rastet me viktima të vendeve të tjera pas fushatave elektorale.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026