Rama në Tropojë: Opozita kërkon rrëmujë sepse janë zgjedhjet në maj
Këtë të premte, kryeministri Rama është ndalur në Tropojë për të zhvilluar takime me qytetarët dhe fermerët e zonës në kuadër të turit që ka nisur pak javë më parë. Kreu i qeverisë ka akuzuar opozitën se po kërkon të krijojë rrëmujë pasi janë zgjedhjet lokale.
Kryeministri Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj opozitës. Në vendlindjen e Sali Berishës, kreu i qeverisë shigjetoi partinë demokratike për shpalljen non grata të kryetarit të saj dhe akuzat për financim rus në zgjedhjet e 2017-ës.
‘Na del që çadra financohej me para ruse. E si mund të bëhesh vëgël e tyre, si mund të pranosh që të shkosh pas një partie për të cilën aleatët më të mëdhenj të thonë që me partinë nuk kemi gjë, po për sa kohë kjo partie është në dorën e kësaj vegle…”- tha ai.
Këtyre kritikave iu përgjigj një prej qytetarëve të pranishëm në takim. Pas disa ndërhyrjesh, qytetari u largua nga salla me kërkesë të Ramës.
Rama: E keqja është se brenda janë dhe rublat, janë dhe paratë ruse”
Qytetari: Rama ik
Rama: Po patjetër, lali ti je në ndikimin e lëndëve helmuese luftarake, merreni përcilleni tani. E mbarove detyrën, merreni përcilleni tani. Shko te foltorja.
Sipas kryeministrit, opozita kërkon të bëjë rrëmujë për shkak se janë zgjedhjet lokale në maj të vitit të ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë