Rama në Vatikan: Vizita nisi nga Genazzano, krah Zojës së Shqipërisë qëndron dhe flamuri ynë
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij në Vatikan. Rama shkruan se vizita e tij nisi në bazilikën e famshme “Genazzano”.
Ai thekson se në këtë bazilikë është një copë e shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e 1467. Rama shton se që nga ajo kohë asnjë kryetar qeverie shqiptare nuk e ka vizituar bazilikën ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar.
“VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.
Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan Rama.
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare