Rama: Nesër mirëpresim në Tiranë Samitin e Diasporës
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të podkastit “Flasim”. Gjatë podkastit ai u ndal te çështja e parë, i cili foli mbi Samitin e IV të Diasporës.
Rama theksoi se samiti do të fillojë nesër me ceremoninë e mirëpritjes dhe se, siç e theksoi edhe ai, ky samit do të bëjë bashkë edhe një herë të gjithë shqiptarët nga e gjithë bota.
“Nesër mirëpresim në Tiranë samitin e diasporës, edicioni i katërt, që mbledh edhe një herë shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që punojnë e jetojnë jashtë vendit, por që sytë i kanë në Shqipëri. Sa herë u jepet mundësia, mendojnë apo vizitojnë Shqipërinë. E nisim më 13 prill me ceremoninë e mirëpritjes.
Vlerësim jo vetëm për shqiptarët që kanë kontribuar jashtë, por edhe për miqtë e tyre që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së tyre. Diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet e vendit. Ajo vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm. Gjithmonë si një partner i drejtpërdrejtë, tek politika, më pas te ekonomia, e hap pas hapi në rrugët e reja të dijes.
Dhe sfida jonë nuk është vetëm të mbajmë këtë lidhje në një nivel simbolik, por të strukturojmë një rrjet të tërë zemrash që rrahin për Shqipërinë anembanë dhe mendjesh që krijojnë vlerë të shtuar në një bashkëpunim që prodhon rezultate për vendin dhe jo vetëm për vetë shqiptarët, kudo që janë”, u shpreh Rama.
Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
- 08:50 Të shtënat me armë ndërpresin festivalin në Toronto, ende asnjë i arrestuar për vrasjen e dy personave
- 08:40 Kamioni përplaset me ekipin e emergjencës në Meksikë, 10 viktima mes tyre dy të mitur
- 08:36 Shoferi i automjetit humb kontrollin dhe futet në një treg, humbin jetën 6 persona në Kili
- 08:29 Incident në Gjirin Persik, droni godet objektin e naftës në det të hapur në Kuvajt
- 08:23 Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 08:00 Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës