Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale do jetë 500 euro

27 Mars 2025 | 09:24

Kryeministri Edi Rama tha sot se paga minimale në vendin tonë do të bëhet 500 euro, duke nisur janari i vitit 2026.

Në pëgjigje të komentuesve në rubrikën “Sy m’sy”, Rama sqaroi se vendimi pritet të merret në qershor, ndërsa hyn në fuqi në janar 2026.

“Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro dhe sot në vitin 2024 e mbyllëm me 1000 euro pagën mesatare. Pra, kemi bërë një rritje shumë të lartë, pagën mesatare të përgjithshme në sektorin publik privat e kishim 322, sot e kemi  830 euro paga mesatare në Shqipëri. Po paga minimale? E kishim 157 euro, e kemi 400 euro dhe siç e kam thënë dhe më parë në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do të hyjë në efekt në janar të 2026, ndërkohë që shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026