Rama nga Beogradi: Vendet e BE-së po mbajnë peng zgjerimin

2 Shtator 2022 | 22:11

Kryeministri Edi Rama thotë se Bashkimi Evropian ka vështirësi në vendimmarrje dhe është kthyer në një vend ku zgjermi po mbahet peng nga agjenda e secilit vend anëtar.

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama u shpreh se zgjerimi i unionit varet nga politikanët e çdo vendi anëtar, që del pas zgjedhjeve.

“Mendoj se BE ka një problem sistematik me vetveten. Ka vështirësi në vendimmarrje, është i influencuar nga dinamika e politikave kombëtare, është kthyer në një vend ku zgjerimi po mbahet peng nga agjenda që nuk kanë lidhje me Evropën, por janë agjendat individuale të vendeve anëtare.

Ne varemi shumë nga zgjedhjet e tyre dhe mesa di unë kanë rreth 27 zgjedhje; 27 zgjedhje lokale, 27 rajonale, 27 evropiane; disa prej tyre janë të përbashkëta, disa jo, pra kanë zgjedhje gjatë gjithë kohës. Dhe unë u kam thënë qytetarëve të mi, nëse doni të dini sjelljen e këtij apo atij vendi në 6 muajt e ardhshëm shihni nëse kanë zgjedhje”, deklaroi Rama.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026