Rama nga Forumi Ekonomik i Delphi: Ballkani nuk është i harruar, nuk kemi qenë kurrë më pranë BE-së

22 Prill 2026 | 18:54

Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik të Delfit zhvilloi një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini. I pyetur nga ai nëse Ballkani është një lagje e harruar, Rama u shpreh se nuk është i harruar.

Gjatë përgjigjes së tij, kreu i qeverisë foli edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke u shprehur se më parë BE nuk ka qenë e vetëdijshme për reformat e Shqipërisë, ndërsa tani, sipas tij, Shqipëria ka më shumë vizibilitet dhe është më e njohur në shumë mënyra.

“Jemi anëtar të NATO-s, por nuk është se vendosim shumëçka atje. Kur NATO bën diçka të mirë, ne themi se kemi bërë diçka të shkëlqyer, kur bën diçka të keqe, ne themi është faji i tyre. Sepse të mëdhenjtë marrin fajin, të vegjlit mund të marrin edhe ndonjë meritë. Jo, nuk mendoj se Ballkani Perëndimor është i harruar. Kam ndjesinë që jemi në kohën më të mirë për të qenë të qartë se Ballkani Perëndimor është në një moment të rëndësishëm. BE nuk ka qenë kurrë kaq e vetëdijshme për rëndësinë e rajonit tonë në gjeopolitikë, kemi më shumë vizibilitet se më parë. Gjatë dekadës së fundit është bërë normalizimi i dialogut dhe bashkëpunimit, por kurrë nuk kemi qenë kaq të përfshirë dhe jemi ulur të gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor rreth të njëjtës tryezë vetëm në vitin 2014 në Berlin, për herë të parë në histori, kështu që nuk jemi të harruar, jemi në një kohë më të mirë se ajo që kemi jetuar më parë”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026