Rama nga Tropoja: E di që po mendoni të ikni, nuk ju fajësoj

4 Nëntor 2022 | 12:42

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga një takim me të rinjtë e Tropojës se është i vetëdijshëm se pjesa më e madhe e tyre mendojnë të largohen.

Ai tha se jo vetëm nuk ju vë faj, por i mirëkupton që duan të sfidojnë veten dhe të masin njohuritë aty ku konkurrenca është më e madhe, siç janë dhe vështirësitë.

“Është krejt e natyrshme për kohën dhe vendin që jetojmë,” – deklaroi kryeministri.

Rama u shpreh se ndërkohë ka nisur puna për të ndërtuar një sistem qendrash ku të rinjtë që janë të dhënë pas teknologjisë të kenë mundësi të takohen, të marrin mësime e të aftësohen më shumë.

“Qendra më e madhe do të jetë te Piramida në Tiranë, një qendër po funksionon në Korçë, një është duke u ndërtuar në Vlorë,” – deklaroi kryeministri i cili tha se puna e qendrave do kërkojë kohë dhe ndërkohë duhet zhvilluar si aktivitet edhe pa qendra.

Ndërkohë nëpër shkolla, Rama tha se do të zhvillohet hapësira që pasdite të bëhen kurse për art, zeje dhe teknologji veç pjesës së sportit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026