Rama niset nesër për vizitë dyditore në Turqi

5 Janar 2021 | 14:03

Kryeministri Edi Rama pritet të niset ditën e mërkurë për një vizitë dyditore në Turqi. Lajmi është bërë me dije për Euronews Albania nga burime pranë kryeministrisë.

Vizita e kryeministrit shqiptar thuhet se vjen pas ftesës së Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Rama në Ankara pesë muaj pas vizitës së tij më të fundit.

Në muajin shtator 2020, ai zhvilloi një takim me Erdoganin teksa Shqipëria kryesonte edhe presidencën e OSBE-së dhe Ankaraja kishte marrëdhënie të tensionuara me Athinën për çështjen e shfrytëzimit dhe ndarjen e ujërave territoriale.

Sipas zyrës për shtyp të Kryeministrisë, gjatë vizitës dyditore të radhës, pritet të ketë diskutime për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Vlen të thuhet se përpara kësaj vizite Rama ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Telefonatën e bëri me dije vetë ministri grek përmes një postimi në Twitter ku tha se kishte biseduar mbi çështjet rajonale.

Gjatë pesë viteve të fundit, Rama ka zhvilluar disa herë vizita në Turqi, ndërsa Erdogan vizitoi Tiranën në vitin 2015 duke e cilësuar marrëdhënien mes dy vendeve si “marrëdhënie vëllazërore”.

 

Lexoni gjithashtu:

Para vizitës së planifikuar në Greqi, Rama takon presidentin turk Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri Rama në Turqi: Na ndihmoni ta bëjmë Durrësin si Izmirin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026