Rama: Nuk do të votojmë për arrestimin e deputetëve pa argumente të forta

9 Mars 2026 | 12:19

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama duke folur kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku theksoi se parlamenti nuk mund të bëhet bashkëautor në krijimin e një populli të paraburgosur, duke kërkuar që çdo proces të vijë i mbështetur nga prova të qarta.

“Këtu prokurori kërkon e gjykatësi vrapon. Në emrin tonë, jo. Me votën tonë, jo. Herë tjetër kur të vijë në Kuvend, jo imunitetin, nuk ka imunitet në Shqipëri ndaj hetimit, ndaj përgjimit, ndaj procesit penal për askënd nga ne që jemi këtu. Ne të ngremë dorën për të çuar në burg një deputet me këto argumente, çfarë jemi ne, bashkëautor në krijimin e popullit të të paraburgosur në Shqipëri. Kur të vijnë herën tjetër, duhet të vijnë të armatosur me prova, si erdhën në 2 rastet e mëparshme. Ti vish Kuvendit me një procesverbal e incizim qesharak me një grua e dy gra? Duke na vënë në pozitë absurde që i kemi dhënë shpirtin betejën reformës në drejtësi, u kemi vënë në dispozicion dhe lëkurën drejtësisë së pavarur. Bëni ç’keni për të bërë. Dinjiteti i Parlamentit nuk ka dalë në pazarin e gjësë së gjallë”, tha Rama.

Rama falenderoi gjithashtu ish-zv/kryeministren Balluku.

“E falenderoj sot Belindën për 6 vitet që bashkëpunuam dhe i uroj fat, cilido që të jetë. Në betejën që do të ketë, do të ketë pranë vetëm avokatët e saj. I kërkoj ndjesë për refuzimin e 3 kërkesave për dorëheqje. I kam refuzuar vetëm sepse drejtësia, pushteti i pavarur gjyqësor u kuturis në territorin e në territorin e pavarësisë së pushtetit të pavarur ekzekutiv dhe legjislativ, pa ose me dashje, këtë do ta mësojmë dhe të jeni të sigurt që po e mësova do t’ua tregoj. Pushteti këtu buron nga vota e popullit dhe kjo për mua ishte dhe do të jetë e patolerushme sa të jem unë në këtë detyrë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për të pezulluar lojtarin e ekipit...
18:11 | 06/07/2026

Sulm me dronë ukrainas në zemër të Rusisë, goditet rafineria strategjike e Omskut

Rafineria më e madhe e naftës në Rusi, e vendosur në qytetin e Omskut në Siberi, është goditur nga dronë ukrainas, në atë që konsiderohet...
17:28 | 06/07/2026

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026