“Rama nuk do zgjedhje në Tiranë”, Manjani: Ja pse nuk i intereson tani

23 Korrik 2025 | 22:19

Juristi Ylli Manjani komentoi në Euronews Albania analizën që ai ngre lidhur me zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, ndaj të cilave shprehet se kryeminstri Rama nuk dëshiron të hyjë në zgjedhje të tilla.

Sipas Manjanit, Rama ka një interes për të vepruar pa një kryetar bashkie siç po bën aktualisht.

“Nuk mendoj që kryeministri Edi Rama dëshiron që të hyjë në zgjedhje dhe të kërkojë zgjedhjet e bashkisë Tiranë tani. Kjo sepse këto zgjedhje do të jenë të vlefshme deri në 2027-ën dhe atij nuk i intereson kjo gjë. Rama do ta përdorë këtë periudhë për të gjetur një kryetar bashkie ashtu siç duhet me qëllim që të hyjë në 2027-ën për mandate të plota.

Së dyti, ai nuk ka interes të hyjë në një debat politik në këtë histori. Një debat i tillë nëse Rama e do apo nuk e do Erion Veliajn, nuk besoj që i intereso politikisht atij. Së treti, në këtë fazë, edhe për efekt të mënyrës së stilit të tij politik dhe menaxherial, do t’i interesonte të kishte një bashki kështu siç është me kolektiv, për të çuar deri në fund disa projekte që janë nisur dhe bëhen shumë më mirë pa kryetar bashkie sesa me një të tillë, siç po bëhen aktualisht”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan

Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet...
13:38 | 19/07/2026

Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për një atentat tjetër që nga të dhënat hetimore dhe provat e sekuestruara,...
13:30 | 19/07/2026

Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Gazetari Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë. Homazhet në nderim të tij...
13:15 | 19/07/2026