Rama nxjerr shifrat: Sa studentë do të akomodohen në “Qytetin Studenti” këtë vit

6 Tetor 2025 | 08:26

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se për vitin akademik që sapo ka nisur, rreth 5,000 studentë të Universitetit të Tiranës do të akomodohen në “Qytetin e Studentit” në Tiranë.

Ai thotë se kjo shifër përbën një rritje prej 700 studentësh krahasuar me vitin e kaluar.

Rama e ka shoqëruar njoftimin me foto të godinave ku do të banojnë studentët.

“Mirëmëngjes dhe nga “Qyteti Studenti”, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se këtë të hënë më 6 tetor 2025, nis zyrtarisht viti i ri akademik në të gjitha universitetet publike dhe private në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026