Rama: Pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel ku ka folur në Forumin Ndërkombëtar të TRT.
Në fjalën e tij ai ka thënë se pa presidentin turk Rexhep Tahip Erdogan muret e Evropës nuk do të qëndronin në këmbë.
Po ashtu ai përmendi dhe ish-kancelaren Angela Merkel duke thënë se ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë
“Është gjithnjë një ndjesi e veçantë rikthimi në Stamboll. Dhe sinqerisht nuk mund të gjej një vend më vibrues ku dikush mund të flasë për rikthimin e konflikteve gjeopolitike. Kjo lidhet pjesërisht me faktin qe Turqia ka një politikë multifunksionale në gjeopolitikë. Ka një njohe të thellë të lindjes së mesme dhe Mesdheut dhe shumë i lidhur me Detin e Zi e Azinë qendrore.
Por, ka të bëjë gjithashtu me rolin e Turqisë në luftën mes Ukrainës e Rusisë, është një shembull model i aktivizimit të moderuar. Ankaraja ka ulur vellon e të qenit anëtare e NATO-s dhe ka veshur petkun e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë. Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike.
Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë. Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë