Rama: Pakoja e Madhe ndihmoi 1 milion qytetarë, dimri iu bë më i lehtë

20 Janar 2023 | 11:52

Kryeministri Edi Rama shkruan përmes një postimi në facebook se nga Pakoja e Madhe e dhënë nga qeveria si ndihmë për përballimin e inflacionit u shpërblyen të gjitha kategoritë e Forcave të Armatosura përfshirë edhe Orkestrën e re Frymore të FA-ve.

Teksa ka shpërndarë një video nga orkestra frymore e FA, Rama shkruan se nga Pakoja e Madhe e dhënë nga qeveria kanë përfituar 1 milionë qytetarë.

“Nga Pakoja e Madhe u shpërblyen edhe të gjitha kategoritë e Forcave të Armatosura, përfshirë edhe Orkestrën e re Frymore të FA, një krijesë e rilindur pas dekadash, si pjesë e zhvillimit dhe modernizimit të vazhdueshëm të ushtrisë sonë.

1.000.000 qytetarë kanë përfituar nga Pakoja e Madhe, e cila ua ka bërë më të lehtë këtë dimër të vështirësuar për mbarë Europën nga inflacioni i luftës”, shkruan Rama në facebook.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-zv.kryeministri Gazmend Oketa po dëshmon këtë të hënë në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Oketa...
11:14 | 06/07/2026

Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me parashikimin e motit të ditët në vijim. Ajo theksoi se...
10:59 | 06/07/2026

Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner këtë të hënë në një deklaratë për mediat është pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi lidhur...
10:42 | 06/07/2026